
Vetëm pak ditë na ndajnë nga nisja e spektaklit më të ndjekur në Shqipëri, Big Brother VIP Albania 5, i cili starton këtë të shtunë, në orën 21:15, në ekranin e Top Channel.
Ky sezon i Big Brother VIP Albania 5 do të vijë me dy prime në javë, duke sjellë emocione, debate dhe surpriza për publikun shqiptar. Ndërkohë, çdo të diel, në orën 12:45, do të transmetohet emisioni shoqërues “Fan Club Big Brother VIP”, ku do të analizohen ngjarjet kryesore të shtëpisë.
Moderatorja e Fan Club Big Brother VIP për këtë edicion do të jetë Kiara Tito, ndërsa opinionistët e Big Brother VIP Albania 5 do të jenë Françeska Murati dhe Arjan Konomi.
Big Brother VIP Albania 5 transmetohet ekskluzivisht në Top Channel dhe pritet të jetë një nga edicionet më të ndjekura të vitit.
