Krisa, lidere e shtëpisë në Big Brother VIP Albania! Cili është avantazhi i saj dhe kë do të nominojë?

Big Brother VIP Albania 3 - Big Brother VIP Albania 5 Live

Krisa është zgjedhur këtë javë si lidere e shtëpisë në Big Brother VIP Albania, duke fituar një avantazh në lojë: të zgjedhë se kë do të çojë në nominim për këtë javë – vajzat apo djemtë e shtëpisë?

Nga dhoma e rrëfimit, Krisa ka vendosur të nominojë grupin e vajzave, duke përfshirë edhe veten e saj.

Në televotimin e të martës do të shkojnë: Danja, Egli, Gerta, Livia, Loredana, Rozana, Valbona dhe Krisa.

Reagimet e opinionistëve për zgjedhjen e Krisës:

Neda e komentoi vendimin e Krisës si “një zgjedhje zemre në lojë,” ndërsa Arbri e cilësoi si “autogol nga 40 metra,” duke nënkuptuar se Krisa është banorja që rrezikon më shumë të largohet të martën që vjen.

Leave a Comment